
Njësi të ndryshme të Policisë së Kosovës, përfshirë këtu njësitë speciale, hetues të departamenteve të ndryshme janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për të protestuar në lidhje me kërkesat e tyre të kategorizimit të shtesave dhe rrezikshmërinë.
Kjo është protesta e dytë e organizuar për të kërkuar nga Qeveria e Kosovës plotësimin e kërkesave të rrezikshmërisë dhe shtesave të tjera.
Kreu i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka thënë para gazetarëve se kërkesat janë me prioritet dhe duan që të trajtohen në afat kohor sa më optimal.
Më poshtë kërkesat e paraqitura nga Zeqiri:
1. Përmirësimi i kushteve, veshmbathje, mjetet e punës, objektet policore dhe pajisjet tjera që nuk i plotësojnë kushtet;
2. Rrezikshmëria për policët të jetë permanente dhe të mos varet nga një vend, dhe shtesat të jenë 25 deri 50 përqind e pagës bazë dhe të formohet komisioni i cili do të bëjë kategorizimin e shtesave;
3. Përfshirje e njësive të caktuar në tregun e punës;
4. Ligji për pensionim në moshën 55 vjeçare;
5. Sigurimi jetësor dhe rritja në fondin shëndetësor;
6. Invaliditeti, policë të cilët janë lënduar gjatë kryerjes zyrtare;
7. Përfshirja e stafit civil në shtesat për punë specifike;
8. Shujta ditore për të gjithë pjesëtaret, jo në mënyrë selektive;
9. Pagesa e udhëtimit të atyre që udhëtojnë larg;
10. Shtesat për fundvit, për ata që kanë treguar performance të mirë gjatë vitit;
11. Rikthimi i përvojës së punës siç ka qenë, dhe njohja e shkollimit;
12. Të rikthehen tri paga përcjellëse për ata që pensionohen;
13. Të lejohet një pagë për policët që mund të kenë një rast vdekje në familje;
14. Përkujdesje për mirëqenien e pjesëtarëve të policëve, për ata që kanë rënë gjatë detyrës zyrtare.
Protesta ka përfunduar pas shpaslosjes së kërkesave.