
Real Madridi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pas fitores kundër Atletico Madridit me rezultat 2-1.
Në “Santiago Bernabeu” u zhvillua një ndeshje e zjarrtë, ku fituesi u përcaktua vetëm pas 120 minutave lojë.
Atletico Madrid kaloi në epërsi pas 19 minutave lojë, ku pas një aksioni të bukur të ndërtuar nga “Los Colchoneros”, topin në rrjetë e dërgoi Alvaro Morata.
Goli i shënuar nga Morata, ishte i vetmi në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Real Madridi shtoi sulmet dhe kishte disa raste të mira shënimi me anë të Vinicius Junior dhe Karim Benzema, por që të dy u treguan të pasaktë para porte.
Po zhvillohej minuta e 79-të e ndeshjes, ku sulmuesi Rodrygo me një depërtim fantastik brenda zonës, arriti t’i barazoj shifrat në 1-1.
Loja e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë dhe ndeshja shkoi drejt vazhdimeve.
Në minutën e 99-të, Atletico mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Stefan Savic u përjashtua nga loja me karton të kuq.
Golin e fitores për “Los Blancos” e realizoi sulmuesi francez, Karim Benzema, i cili shënoi pak para përfundimit të pjesës së parë të vazhdimeve.
Goditjen përfundimtare Atleticos, i’a dha Vinicius Junior, i cili me një solo aksion shënoi për t’i siguruar gjysmëfinalen skuadrës së tij.
Gjymsëfinalistët e këtij sezoni të Kupës së Mbretit janë Real Madridi, Barcelona, Osasuna dhe Athletic Bilbao.
Shorti i gjysmëfinales do të hidhet nesër më 27 janar, teksa ndeshjet gjysmëfinale do të luhen me sistem vajtje-ardhje.