
Ka përfunduar në Bruksel, takimi mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti serb pas takimit i është adresuar mediave të shumta, para të cilave tha se bisedimet me kryeministrin e Kosovës, përfunduan pa sukses “në kuptimin e gjetjes së një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve”.
“Ne të gjithë i kemi propozimet tona, shqiptarët i kanë të tyret, ne i kemi tonat. Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Takimi ka përfunduar”, u tha Vuçiq para gazetarëve.
Vuçiq tha që duhet të vazhdojnë të dialogojnë. /Gazeta10/