Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përfundon takimi në Bruksel për dinarin, Bislimi: Deri më 22 mars palët dorëzojnë propozimet

Gazeta10
19 March 2024 - 17:30

Ka përfunduar takimi trilateral në nivel kryenegociatorësh në Bruksel ndërsa ëhtë deklaruar Besnik Bislimi, i cili ka njoftuar se deri më 22 mars palët do të dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së dinarit.

Për javën e ardhshme, ai paralajmëroi një takim tjetër, për të parë nëse propozimet e tyre mund të shndërrohen në një të vetëm që, siç tha, “do të ishte i pranueshëm për Kosovën”, raportoi Radio Evropa e Lirë.

U dakorduam që deri të premten secila pale të sjellë propozimin e saj se si e sheh zgjidhjen afatshkurtër dhe se si të fillohet zgjidhja afatgjate e dinarit. Dhe pastaj javën e ardhshme do të mblidhemi sërish të diskutojmë se a mund të gjejmë hapësire që këto dy propozime të bëhen një propozim”, ka thënë ai pas takimit.

Lajmi në përditësim…

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.