Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përgatitja për sezonin dimëror, KEK nis remontet e rregullta vjetore – B1 në prag të përfundimit

Gazeta10
17 August 2024 - 9:37

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se ka filluar remontet e rregullta vjetore të njësive prodhuese me qëllim të përgatitjes për sezonin dimëror. Sipas KEK, njësia B1 është në prag të përfundimit të remontit të rregullt.

Punimet në këtë njësi gjatë javës i ka inspektuar Kryeshefi Ekzekutiv i KEK, Bekir Gërguri.

Nga 28 gushti, në remond do të kalojë njësia B2.

“Menaxhmenti i TCB-së, në krye me z. Jakup Pllana, DE-TCB dhe z. Skender Isufi, DO-TCB, kanë njoftuar për së afërmi z. Gërguri me bashkëpunëtorët, se remonti i rregullt vjetor (35 ditorë) i njësisë B1 ka filluar me datë: 15.07.2024, ata kanë bërë të ditur se me angazhimin e gjithë stafit të TCB-së, punët janë duke u realizuar sipas dinamikës së planifikuar dhe janë zotuar se kjo njësi do të rikthehet në operim brenda afatit të planifikuar. Tutje, menaxhmenti i TCB-së, ka theksuar se me datë: 28.08.2024 edhe njësia B2 do t’i nënshtrohet remontit të rregullt vjetor (35 ditorë)”, thuhet në njoftim.

Gërguri ka thënë se me përfundimin e suksesshëm të remonteve të rregullta vjetore, ngritet edhe siguria e operimit të njësive prodhuese.

“Si rrjedhojë, prodhimi qëndrueshëm i njësive përveç interesit të KEK-ut, ka ndikim pozitive edhe në zhvillimin ekonomik të vendit dhe duhet të shihet edhe si interes i qytetarëve marrë parasysh tregun e pa balancuar energjetik”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.