Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përleshen dy djem në Prishtinë, shkak mosmarrëveshjet mes nënave të tyre

Gazeta10
10 June 2023 - 10:03

Pas një mosmarrëveshje mes dy grave, janë përleshur djemët e tyre. Kështu ka raportuar në Policinë e Kosovës, një grua kosovare.

Si pasojë e kësaj mosëmarrveshje lëndime të lehta ka marrur njëra nga dëshmitaret.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të ejten rreth orës 22:30 dhe të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

“Rr. Muhamet Sokoli, Prishtinë 08.06.2023 – 22:30. Viktima femër  kosovare, ka raportuar se  pas një  mosmarrëveshje  me të dyshuarën  femër kosovare, ka ardhur deri te përleshja e dy djemve të tyre, të dyshuarve  meshkuj kosovarë. Në këtë rast lëndime të lehta merr edhe dëshmitarja femër kosovare. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit dhe pas intervistimit  me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.