
Në vendin ku priten të afërmit mërgimtarë me buzëqeshje dhe përqafime, në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, ka ndodhur një ngjarje jo shumë e zakonshme.
Në një video të siguruar nga Kanal10, shihen disa persona të cilët në hapësirën e këtij aeroporti janë duke u rrahur mes veti, shkruan Gazeta10.
Poashtu gjatë kacafytjes, personat edhe përdorin fjalë banale dhe shajnë njëri-tjetrin.
Gazeta10 ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, por të njëjtit deri në publikimin e këtij artikull nuk kanë kthyer përgjigje./Gazeta10