Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Përlotet Antoneta: Më janë vendosur epitete, nuk e di si komunikojnë këta njerëz!

Gazeta10
11 March 2023 - 23:16

Gjatë natës së sotme të spektaklit ka pasur debate të shumta në mes banorëve, raporton Gazeta10.

Një përplasje në mes Luizit dhe Antonetës ka ndodhur edhe sot për shkak të disa mendimeve të cilët banorët kanë pasur për Antonetën.

Ajo është ndjerë e prekur si dhe ka pasur një presion shumë të madh ndaj banorëve sepse ata nuk kanë qenë të kënaqur me mënyrën se si sillet në shtëpi dhe ajo është ndjerë e bullizuar nga disa prej banorëve, kjo e fundit natën e së premtës  ka bërë  që ajo të bëjë edhe gati valixhen dhe të lërë shtëpin.

Sot ajo ka diskutuar rreth kësaj situate dhe është shprehur se për të qëndruar në këtë shtëpi duhet të bullizosh si dhe të bëjmë të ndihet tjetrin keq.

“Nuk e di si komunikojnë këta njerëz, por të thuash “e shpifur” është shumë e rëndë. Mua më janë vendosur epitetet negative në çdo moment. I kam kaluar disa herë këto komente. Më pas erdhi një lojë që pritej të ishte gazmore. Unë e kuptoj që pyetjet ishin ngacmuese por të flasësh në atë mënyrë është shumë e shëmtuar. Kur kam ardhur në shtëpi kam dhënë mendime, kam bërë dhe pyetje. Unë nuk kam dashur të bazohem nga ajo që kam parë nga jashtë. Dhe komentet mbi çiftet doja ta bëja duke i parë këtu brenda. Komenti nuk ishte personal, por i përgjithshëm. Nuk e kuptoj pse reaguan kaq shumë. Luizi ka qënë ai që drejtpërdrejtë më ka sulmuar. Ka batuta reale, jam përpjekur të mos përfshihem në diskutim me të, por ai ka vazhduar”, ka thënë Antoneta.

Për këtë deklaratë Luizi ka pasur një përgjigje ku ajo e ka quajtur Kiarën kartë e djegur.

“Qe nga momenti kur ti ke hyrë në këtë shtëpi ti ke thënë kam ardhur të fitojë dhe mund të përballoj çdo gjë, tjetër gjë kur ti the se për të shkuar deri finale ti duhet të bëhesh çift në këtë shtëpi, këto çiftet të cilat krijohen këtu mund të shuhen shumë shpejt jasht, mbi gjitha të tjerat ti ke quajtur Kiarën kartë e djegur ”, është shprehur Luizi.

Megjithatë debatet me njeri tjetrin vazhdojn ende brenda shtëpis më të famshme në Shqipëri./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.