Gazeta10

Përmbaruesi bllokon llogaritë: 2700 punëtorë të Telekomit dhe Postës mbesin pa rroga – paralajmërojnë protestë

Sindikata e Postës dhe Telekomunikacionit ka paralajmëruar protestë për të martën, pasi që punëtorët kanë mbetur pa paga meqë nga 29 shkurti, Telekomit të Kosovës i janë bllokuar llogaritë bankare. Nga kjo sindikatë nuk i kanë përjashtuar as grevat nëse nuk u realizohen kërkesat, raprton Express.

Në njoftimin e sindikatës thuhet se mbi 1 mijë e 700 punëtorëve të Telekomit dhe mbi 1 mijë punëtorëve të Postës po ju mohohet paga mujore, me të cilat mbajnë familjet.

Protesta do të mbahet nga ora 11:00 deri 12:00, para objekteve qendrore të Telekomit te Kosovës në gjithë territorin e Kosovës.

“Siç jeni ne dijeni nga datën 29.02.2024, Telekomit të Kosovës i janë bllokuar llogarit bankare për tu ju zhvatur miliona euro ashtu siç i janë zhvatur edhe ne te kaluarën. FSP-PTK ju ka bërë të qartë te gjitha institucioneve shtetërorë edhe me herët por edhe sot se përgjegjësia për një tentim shkatërrim e degradim te Telekomit te Kosovës është  komplet e tyre duke mos ndërmarr hapa për ndalimin e kësaj gjendje.

FSP-PTK ketë gjendje e cilëson ALARM I KUQ, sepse në çdo moment janë kah rrezikohen edhe  mbi 1700 punëtor te Telekomit te Kosovës dhe mbi 1000 punëtor te Postes se Kosovës te cilëve po ju mohohet edhe paga mujore për te cilën punojnë dhe me te cilat mbajnë familjet e tyre. Pagat janë te garantuara me Kushtetutën e Republikës se Kosovës, ndërsa punëtoreve po ju cenohen nga vendimet arbitrare te individëve te korruptuar ne bashkëpunim me krimin e organizuar”, thuhet në e-mailin që u është dërguar punëtorëve të Telekomit./Gazeta10

NË FOKUS

valonn
Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj
gruaja
Vrasja e gruas në Pejë nga burri i saj, detajet e fundit nga rasti tragjik
vrasja-576x360-1
Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: Gjyljeta punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut
1-55-600x360-1
Një grua sulmon dhe rrah keq një grua tjetër në Prishtinë, arrestohet brenda pak minutave
akil
“Akil Gjakova është në arrati”, avokatja e gruas së tij jep detaje për divorcin e dhunshëm
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Ferizaj
IMG_5024
Aksidenti tragjik në Leposaviq, këta janë personat që mbetën të vdekur
436305588_836502955177305_7501723294438286291_n
"Pse ta mori jeten Edi qe aq shume e mbrojte dhe e dashte"-Vrasja e gruas në Pejë, reagon njëri nga familjarët