Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Përmbyllja e Epopesë së UÇK-së, mijëra qytetarë nderuan familjan Jashari

Gazeta10
07 March 2023 - 23:34

Xhevat Imeri, ciceroni në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” ka folur në Prime Time në Kanal10 për shënimin e “Epopesë së UÇK-së”, sonte në Prekaz, manifestim ky tradicional në kuadër të së cilit u mbajtë edhe “Nata e Zjarreve”.

Vetëm në datat jubilare të manifestimit gjatë tre ditëve të “Epopesë” e kanë vizituar mbi 80 mijë vizitorë, derisa vetëm gjatë muajve të këtij viti, ai thotë se Memoriali është vizituar nga 110 mijë qytetarë, shkruan Gazeta10.

Imeri ka shprehur pakënaqësi edhe për numrin e vogël të stafit në Kompleksin “Adem Jashari”, si dhe vështirësit që është përballur për t’i siguruar pagat e tyre.

“Vetëm për këto tri ditë ishin më shumë se 80 mijë vizitorë që e kanë vizituar Memorialin. Për çdo ditë është duke u rritur numri i tyre. Më vjen keq që e them në këtë formë, por unë këtu jam që 23 vite, por që 15 vjet ne jemi vet-financu. Ishte shumë e vështirë që t’i bëj 1 mijë euro literaturë për t’i kryer pagat e tre punëtorëve në Kompleks”, ka folur tutje Imeri në Prime Time./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.