Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Përmbytjet në Pejë, Rama shpreh gatishmëri për të ndihmuar qytetarët

Gazeta10
25 Qershor 2023 - 10:36

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka shprehur ngushëllime familjes Ademaj, e cila humbi tragjikisht për shkak të vërshimeve dy anëtarë gjatë mbrëmjes së djeshme në Pejë.

Rama deklaroi se janë të gatshëm t’u dalin në ndihmë qytetarëve të Pejës me kapacitetetin që kanë, shkruan Gazeta10.

“Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ademaj, të cilët humbën tragjikisht dy anëtarë të çmueshëm të tyre. Ndihma jonë nuk do të mungojë që këto vërshime të kalojnë me sa më pak pasoja. Jemi të gatshëm që me gjithë kapacitetet tona si Kryeqytet të dalim në ndihmë qytetarëve të Pejës. Të gjithë bashkë mund të ja dalim!”, shkroi Rama./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.