Gazeta10

Perparim Rama e emëron Sibel Halimin në krye të Drejtorisë së Kulturës

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se sot ka emëruar Sibel Halimin në krye të Drejtorisë së Kulturës.

Rama ka thënë se është i bindur që përvoja e Halimit dhe përkushtimi i saj “ do të nxjerrin në pah potencialin e madh dhe pasurinë e shpirtit artistik të Prishtinës”.

Sibel Halimi ka qenë zëdhënëse politike e LDK-së derisa pas zgjedhjeve të fundit partiake ajo ishte emëruar si anëtare e Kryesisë së LDK-së.

Këto emërime në Komunën e Prishtinës vijnë pasi LDK ka prishur koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Njihuni me drejtoren e re të Drejtorisë së Kulturës, znj. Sibel Halimi.Me shumë kënaqësi e përgjegjësi Sibeli, e ka marrë detyrën e re për ta vazhduar misionin tonë për një kryeqytet me jetë të pasur kulturore e artistike.Znj.Halimi është duke doktoruar në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit të Prishtinës me temën “Trupi si konstrukt shoqëror: Drejt sociologjisë së trupit në Kosovë”.Ajo është poete dhe autore e librave me poezi si: “Kopshti i Mëkateve” (2002), “Qenia nuk banon këtu” (2013), “Me ekzistu është vetë kuptimi”, “Zoti më dashuron mua” (2022) si dhe përmbledhjen eseistike “Shoqëri në Alarm” (2017).Që nga viti 2004, Sibeli merret aktivisht me studime e kërkime shkencore në fushën e studimeve gjinore dhe sociologjisë, duke trajtuar problemet socio-filozofike.

Prej vitit 2014 – 2018 ka qenë e angazhuar si bashkëpunëtore e jashtme në Departamentin e Filozofisë dhe atë të Sociologjisë të Universitetit të Prishtinës, si dhe për dy mandate ishte anëtare e Kryesisë së Shoqatës së Filozofëve të Kosovës.

Sibelit i uroj mirëseardhje, dhe punë të mbarë në detyrën e saj të re.

Jam i bindur se përvoja dhe përkushtimi i saj do të nxjerrin në pah potencialin e madh dhe pasurinë e shpirtit artistik të Prishtinës.Drejtoria e KulturesSibel Halimi

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
faton-600x360
“Me kaq e përfundoj…” – A ishte një sinjal ‘zhdukja’ e Faton Hajrizit nga TikTok-u?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua