
Pak orë para koncertit që do ta mbaj në dalje të kryeqytetit, këngëtarit të njohur, Yll Limani iu dha sot një mirënjohje nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Me të iu vlerësua kontributi i tij për promovimin e muzikës shqiptare.
Pas ceremonisë së ndarjes së mirënjohjes, është mbajtur konferencë për media, ku janë dhënë detaje lidhur me koncertin që mbahet në parkingun e Prishtina Mall.