
Gjatë seancës plenare, ministrja e Ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci së bashku me ish-ministren e Arsimit njëherësh edhe deputete e LDK-së, kanë debatuar se si mundet një projektligj për paga të në fuqi për një muaj apo më shumë, raporton Gazeta10.
“Kam një pyetje për ju sepse thanë se garantoni se hynë projektligji në fuqi pas një muaji, si ish ministre e arsimit dhe ish ministre financave, ju kisha lut të na tregoni se sim und të hyjë në fuqi ky prokjekligj i pagave për një muaj?”, pyeti Nagavci.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami iu përgjigj me pyetje, duke i thënë se si do ta arsyetoni se pse nuk ka hyrë në fuqi ligji I publikuar në gazetën zyrtare tash e 8 muaj.
“Menova që po na tregon qysh e ke shkel kushtetutën edhe me dhanë arsyetimin, ligjet të cilat ne i votojmë në kuvend të gjitha hynë në fuqi pas publikimit në gazetën zyrtare, shumica e ligjeve. Ju na tregoni se cili është arsyetimi i juaj që një ligj i tille nuk po hynë në fuqi qe 8 muaj pas publikimit në gazetën zyrtare”, tha Bajrami.