Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përplasen dy kamionë në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduar

Gazeta10
25 August 2026 - 12:02

Paraditen e së martës, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë-Prizren, është shkaktuar një aksident trafiku ku janë përfshirë dy kamionë me targa vendore.

Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha tha se si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Ndërkohë, njësiti për Menaxhimin dhe Kontroll ne Autostradë është marrë me rastin.

“Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të përshtatin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat ne trafik për të shmangur aksidentet”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.