Lajme

Përplasen Muja e Lushtaku, deputeti i PDK-së e lëshon mbledhjen (VIDEO)

Gazeta10
16 Nëntor 2022 - 15:15

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku dhe deputeti i VV-së, Armend Muja, janë përplasur në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, raporton Gazeta10.

Deputeti Lushtaku kërkoi që në pikë të rendit të ditës të jetë propozimi i grupit punues për mbikëqyrje të zbatimit të Ligjit për BQK-në që të angazhojë dy ekspertë për këtë çështje.

Lushtaku, kërkoi që në pikë e parë të jetë kjo çështje, teksa u përkrah edhe nga deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Ky i fundit si kryetar i Grupit punues për mbikëqyrje të zbatimit të Ligjit për BQK-në, tha se ka kërkuar që kjo pikë të jetë në rend dite.

“Komisioni e ka diskutuar në një mbledhje, por nuk ka asnjë vendim për angazhimin e ekspertëve. Për shkak të mosangazhimit të eksperteve, të cilët është dashur të bëjnë një analizë të ligjit ekzistues si bazë për diskutim me BQK-në dhe akterët e tjerë, grupi punues nuk është mbledhur”, tha Hoti.

Me këtë rast pas mos pranimit të kerkesës së tij, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku lëshoi mbledhjen./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.