Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përplasen Rama – Gashi: Kusari foli në emër të VV-së me kriminelin Radojçiq

Gazeta10
03 June 2024 - 21:50

Publikimi i audio-incizimeve mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Millan Radoiçiqit, kryeorganizator i sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ka nxitur debat të ashpër mes panelistëve në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Një përplasje e tillë ka ndodhur mes komentatorëve politik, Fidan Rama dhe Blerim Bashi.

Rama duke folur për këto audio-incizime ka thënë se Mimoza Kusari – Lila ka folur në emër të Vetëvendosjes me kriminelin Milan Radojçiq, raporton gazeta10.

Ai ka thënë se Mimoza është dëm kolateral i Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes në këtë mes.

“Tani propaganda e pushtetit në mënyrë maestrale kanë me thënë se këtë e ka bërë Mimoza pa pëlqimin tonë. Mirëpo Mimoza Kusari-Lila përfaqëson një grup parlamentar të një subjekti politik që ka shumicën në Kuvend dhe e njëjta rrjedhimisht me këdo që fol sidomos nga zyra në Kuvend dhe për Kuvendin nuk flet në emrin e saj personal por në emrin e grupit”, ka thënë Rama.

Ai ka thënë se kërkesat për dorëheqje morale të Mimoza Kusarit – Lila janë përpjekej për të futur në periferi këtë temë.

Më këtë deklaratë nuk është pajtuar Blerim Gashi i cili ka pasur një debat të nxehtë me Ramën. /Gazeta10/

Debatin e tyre e gjeni me poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.