Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përplasja e Fitore Pacollit me qytetarin që i tha “hajne”, policia jep detaje

Gazeta10
26 July 2025 - 11:07

Policia e Kosovës e ka dhënë detaje për rastin e përplasjes së deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, me një qytetar, i cili në një restorant zyrtares së VV-së i ka thënë “hajnesh”.

 

Policia rastin e ka cilësuar si kanosje, derisa ka treguar se qytetari në fjalë pas intervistimit është liruar.Në raportin 24 orësh poliai ka dhënë edhe detaje tjera.

“KANOSJE -Rr. Migjeni, Prishtinë 25.07.2025 – 13:00. Është shoqëruar për intervistim i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kakanosur dy ankuesit (një femër dhe një mashkull) kosovarë derisa ishin duke qëndruar në një restorant. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, është thënë në raportin 24-orësh të policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.