Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përplasja me policinë jashtë Kuvendit, shoqërohen në komisariat disa persona në Shqipëri

Gazeta10
30 June 2026 - 13:53

Dritan Goxhaj dhe dy protestues të tjerë janë shoqëruar në polici pas përplasjes me policinë në ambientet e jashtme të Kuvendit, raporton Top Channel.

Një grup protestuesish tentuan që të bllokojnë hyrjet e Kuvendit dhe kanë goditur me vezë edhe disa prej ligjvënësve që dolën pas seancës.

Protestuesit janë përplasur me policinë që ka ndërhyrë për të hapur rrugën para parlamentit për të mundësuar kalimin e makinave që ishin të pranishëm në seancën plenare.

Në ndihmë të efektivëve të policisë kanë shkuar forca të FNSH të pajisur me skafandra dhe shkopinj gome.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.