Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Përplasja Molliqaj – Gashi: Matjet e fundit tregojnë trend pozitiv për PSD-së

Gazeta10
19 March 2023 - 16:13

Dakordimi Kosovë-Serbi për disa pika të planit evropian dje në Ohër në kuadër të procesit të dialogut, kanë përplasur kreun e PSD-së Dardan Molliqaj me komentatorin politik Blerim Gashi.

Kritika e ashpër e Molliqajt ndaj kryeministrit Kurti për dakordimin në Ohër ngjalli reagim të ashpër të Gashit.

Gashi teksa ka ironizuar ka kritikuar kreun e PSD-së se nuk po e bënë opozitarizmin e duhur dhe se me këtë qasje vetëm po i bënë “nderë” Kurtit.

“Nuk e di kah ja keni mësy kështu, por opozitarizmi kështu s’bahet”, i tha Gashi – Molliqajt.

Ndërsa Molliqaj ia përmendi atij matjet e fundit të opinionit publik që tregojnë përkrahje pozitive për këtë subjekt politik.

“Sa i përket rezultatit të PSD-së, do të zhgënjehësh. Matjet e fundit tregojnë qartë për trendin jashtëzakonisht pozitiv të PSD-së. Por, sonte s’jemi për me fol për rezulatin e PSD-së.”, u shpreh Molliqaj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.