
Gjatë ditës së sotme ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës për operacionet me para të gatshme që parasheh përdorimin vetëm të valutës euro, vendim që ka rritur shqetësimet e serbëve lokalë, të cilët përdorin dinarin serb.
Në emsionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10 ka ndodhur një përplasje mes komentatorëve politik për heqjen e dinarit si valutë në Kosovë, raporton Gazeta10.
Përplasje për dinarin ka ndodhur mes Halil Matoshi dhe Blerim Gashi, Matoshi është shprehur i ashpër ndaj Gashit duke i thënë që është duke manipuluar me atë se çfarë është duke thënë.
“Blerim mos manipulo të lutem se kështu ju po manipuloni dhe spo ju beson askush mo”, është shprehur i ashpër Matoshi./Gazeta10/
Për të parë më shumë nga kjo përplasje ndiqeni videon më poshtë: