
Gjatë debatit në emisionin “Politiko” në mes të ish kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe gazetarit Ridvan Berisha ka pasur mospajtime në lidhje më Vetëvendosjen.
Gazetari Berisha iu është drejtuar Bahtirit duke i thënë se çdo gjë që bënë në Vetëvendosje duhesh ta pysësh Armend Mujën.
Ndërsa ish kryetari ka replikuar duke i thënë se në Vetëvendosje, deputetin Armend Muja e ka sjellur vet ai.
Ridvan Berisha thotë se po të votonte për deputetet do ta mundte Agim Bahtirin.
“Ridvani e raskapit këta politikisht me dal për deputet pa bo fushatë hiq, çka i duhet politikës Agim Bahtiri sot, me bo fabrika me bërthama të kumbullave a?”, tha ai në Kanal10./Gazeta10