Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përplasje Kurti–Matoshi për Byronë: Ju sapo e fyet popullin

Gazeta10
31 May 2026 - 22:20

Një debat po zhvillohet  në emisionin “Politiko” mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe analistit Halil Matoshi, teksa po diskutohet për Byronë  dhe mënyrën e përzgjedhjes së drejtuesve të saj.

Matoshi ngriti shqetësimin se përzgjedhja e anëtarëve mund të ketë ndikim politik, duke pyetur Kurtin:

“E kjo byro, kryeministër, a do të jetë politike? E zgjedh politika. Domethënë, nëse ju i merrni 60 për qind, a është kjo dominim klasik?”

Kurti kundërshtoi këtë vlerësim, duke theksuar se bëhet fjalë për një proces institucional dhe jo partiak.

“Jo, jo, profesionale. Është Kuvendi i Republikës. Në këto momente ju posa e fyet popullin”, iu përgjigj Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.