Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përplasje mes një automjeti dhe kamionetës së FSK-së, tre të lënduar

Gazeta10
26 May 2026 - 15:39

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e përplasjes mes një automjeti dhe kamionetës së FSK-së në rrugën Klinë-Gjakovë.

Detaje lidhur me këtë rast ka dhënë Albin Sahatqija, komandant i Trafikut Trajonal në Gjakovë.

Ai tha se lëndime më të rënda ka pësuar shoferi i mjetit pikap.

“Dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e tejkalimit në vijë të plotë të shoferit të Pick Up, i cili ishte duke shkuar në drejtim të Klinës dhe i njëjti është përplasur përballë me kamionetën e FSK-së. Sipas raportit që e kemi shoferi i mjetit Pick Up i ka lëndimet më të rënda ndërsa pasagjerja ka po ashtu lëndime më të lehta. Lëndime ka pësuar edhe drejtuesi i kamionetës së FSK-së”, deklaroi Sahatqija.

“Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin. Hetuesit e aksidenteve e kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe po punohet në rast”, shtoi ai./KK

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.