Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Përplasje Musliu-Kurti, kryeministri kritikohet për jo transparencë në dialog

Gazeta10
17 November 2022 - 11:17

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi në seancën e Kuvendit të Kosovës sot ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti se po mban të fshehtë procesin e dialogut me Serbinë, raporton Gazeta10.

Lidhur me këtë Kurti i ka thënë se në rast se e konsideroni të arsyeshme që kryetarët e partive tuaja nuk janë informuar mjaftueshëm atëherë mbajmë seancë parlamentare.

“Në njërën anë i përmbahem transparencës së procesit por edhe në anën tjetër konfidencialitetit të bisedimeve. Nëse ju e konsideroni të nevojshme, për tej asaj se çfarë ju kanë njoftuar liderët e partive tuaj ose e konsideroni se nuk ju kanë njoftuar mund të mbajmë seancë kuvendi ose me dyer mbyllura ose hapura si të doni.”, ka thënë kryeministri.

Tutje, Kurti i ka thënë Musliu-Shoshit se bisedoni edhe një herë me kryetarët e partive të juaja dhe iu informojnë.

Mirëpo, Musliu-Shoshi ia ka thënë se ai është i detyruar të jap përgjegjësi përpara të gjithë deputetëve dhe qytetarëve dhe jo para lidereve të partive./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.