
Me këtë rast, Kurti shfrytëzoi mundësinë që ta dërgonte një kartolinë me bukuritë dhe pasuritë natyrore të vendit tonë, nëpërmjet shërbimit postar të Postës së Kosovës.
Në njoftimin e e qeverisë thuhet se Kurti e falënderoi kryeshefen ekzekutive të Postës, Nora Rracin edhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli për punën që po e bëjnë në Postën e Kosovës, e cila së fundmi ka një flotë prej 56 motoçikletave elektrike dhe shtatë furgonëve të rinj me të cilët është më pranë qytetarëve në ofrimin e shërbimeve postare.
Pika e përuruar sot është pika 145-të e Postës së Kosovës në tërë territorin e Republikës së Kosovës.