
Muhamet Zeka në emisionin “Kampionët” ka folur për ndjenjat e tij në futboll, duke theksuar se dikur ka qenë tifoz i Gjermanisë për shkak të lindjes atje, por sot dashurinë ia kanë marrë Kosova dhe Shqipëria.
“Unë si fmi kom qenë me Gjermanin se kom lind në Gjermani, por tani që i kemi kombëtaret tona ma kanë marrë dashnin. Kur po i shikojë lojtë, pom doket vetja si person që s’po ia maj anën asnjërit ekip,” tha ai.
Ai shtoi se, pavarësisht kësaj dileme, goli i fundit i Cristiano Ronaldos ishte shumë i bukur./Gazeta10