Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pesë orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Gazeta10
15 August 2023 - 9:35

Mërgimtarët po presin deri në pesë orë për të dalë nga Kosova në pikë-kalimin kufitar në Merdarë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Emergjent në përditësimin e orës 06:33 bënë të ditur se pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare shkojnë deri në pesë orë, ndërkaq për të hyrë në Kosovë nuk ka kolona.

Pritje ka edhe në pikëkalimin kufitare Dheu i Bardhë dhe Muçibabë, por jo sikurse në Merdarë.

Te Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë 20 deri në 30 minuta, ndërkaq në Muçibabë deri në 15 minuta. Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona dhe pritje të gjatë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.