Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

“Pesë shokët nga Kosova u futën në det…”, policia jep detaje pas tragjedisë në Shëngjin me dy të vdekur

Gazeta10
03 June 2026 - 20:06

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku pesë të rinj nga Kosova janë përfshirë në një incident në det si pasojë e dallgëve të forta të shkaktuara nga erërat e fuqishme.

Sipas të dhënave paraprake, të rinjtë janë futur për t’u larë në det, por janë përballur me kushte të rrezikshme detare dhe janë marrë nga dallgët, duke rrezikuar mbytjen.

Megjithatë, sipas informacionit zyrtar nga urgjenca spitalore, dy prej të rinjve kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po marrin kujdes intensiv.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Kufitare, Policia Vendore e Lezhës dhe ekipet e emergjencës.

“Falë reagimit të menjëhershëm të qytetarëve me Jet Ski, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, u bë e mundur nxjerrja nga deti e 5 shtetasve nga Kosova, të cilët u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal Lezhë për marrjen e ndihmës mjekësore”, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.