Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pesë të lënduar nga një aksident mes autobusit të trafikut urban dhe një taksi (FOTO)

Gazeta10
16 June 2023 - 8:54

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes një autobusi të trafikut urban dhe një taksi në Prishtinë.

Rastin për Gazeta 10 e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurti” dhe rrugën “Haxhi Zeka”.

Sipas saj, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 06:30 në kryqëzimin që lidhë rrugën “Nazim Gafurti” dhe rrugën “Haxhi Zeka” në  Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe një veture. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Mediat kanë publikuar edhe pamje nga vendi i aksidentit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.