Frenkie De Jong pësoi një lëndim në El Clasico. Holandezi duhej të largohej nga fusha pas një përplasje me Federico Valverde.
Mesfushori i Barcelonës nuk mund të ecte dhe u largua me barelë.
Relevo raporton se De Jong pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë. Është hera e tretë që ai pëson këtë dëmtim këtë sezon.
Lëndimi mund ta largojë atë jashtë fushave për një muaj, gjë që praktikisht e përjashton atë nga gara deri në fund të sezonit.
“Frenkie mund t’i thotë lamtumirë sezonit”, thuhet në shkrim.