
Petar Boshkoski është emëruar menaxher i shitjes në Coca-Cola HBC Kosovo. Boshkoski i bashkohet një ekipi të profesionistëve të përkushtuar për ta ofruar një llojllojshmëri të disa prej markave kryesore të pijeve përmes kompanisë që ka qenë partnere e besueshme për komunitetin lokal qe më shumë se 20 vjet.
Gjatë tërë karrierës së tij, Boshkoski e ka ndërtuar me sukses shtegun e tij profesional në disa prej zyreve të kompanive të huaja dhe rajonale, duke e sjellë një përvojë të gjerë në industrinë e FMCG (Fast Moving Consumption Goods). Meqë ka mbajtur pozita kyçe në operacionet tregtare, Boshkoski është shumë kompetent në planifikim dhe pozicionim strategjik të kategorive të ndryshme të produkteve në treg, duke përfshirë pijet, birrën, pijet energjike dhe produktet inovative të duhanit.
Përvoja e tij në ekipet udhëheqëse ndërfunksionale do ta plotësojë ekipin e ekspertëve lokal për t’i garantuar rezultatet më të mira dhe për t’i hulumtuar mundësitë për rritje dhe partneritete të reja.