Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Petkoviq në Deçan: Shpresojmë të kemi sukses në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Gazeta10
16 April 2023 - 10:30

Shefi i së ashtuquajturës ”Zyra Serbe për Kosovën”, Petar Petkoviq, mori pjesë në liturgjinë e mesnatës së Pashkëve, e cila u mbajt në Manastirin e Deçanit.

Në liturgji morën pjesë liderët dhe anëtarët e kryesisë së Listës Serbe, të drejtuar nga kryetari Goran Rakiq, nënkryetarët Igor Simiq dhe Dalibor Jevtiq.

Duke i uruar Pashkët, Petkoviq tha se është e rëndësishme të ruhet paqja, por edhe të vazhdohet me fuqizimin ekonomik të popullit serb në Kosovë.

“Shpresojmë se do ta ruajmë paqen dhe do të kemi sukses në arritjen e normalizimit të marrëdhënieve, gjë që është shumë e nevojshme si për serbët, ashtu edhe për shqiptarët”, ka thënë Petkoviq.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.