Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Petkoviq pasi policia e Kosovës ndërpreu dasmën serbe: Kurti nuk njeh kufi në urrejtjen e tij ndaj serbëve

Gazeta10
23 October 2022 - 21:54

Policia e Kosovës ka ndërprerë dje një dasmë serbe në Kamenicë, kur dhëndri kishte shkuar për të marrë nusen sepse dikush kishte raportuar se muzika ishte me zë shumë të lartë, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ka vlerësuar sot, pas informacionit se policia e Kosovës ka ndërprerë një dasmë serbe në Kamenicë dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “nuk ka kufi në urrejtjen ndaj serbëve”.

“Me ndërprerjen e pakujdesshme të një dasme serbe në Kamenicë, Aljbin Kurti tregoi se e shqetëson çdo gjë serbe në Kosovë dhe se urrejtja e tij për serbët nuk ka kufi. Ai kërkon të dëbojë targat serbe, e shqetësojnë letërnjoftimet e Serbisë, dhe tash do ta shpërndante dhe do ta dënonte dasmën në kishë. E nga kush ka shumë. Bruka dhe shqiptarët”, ka shkruar Petkoviq në Twitter./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.