Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Petkoviq shtrembëron intervistën e Kurtit në The Guardian, thotë se bëri thirrje për vrasje të serbëve

Gazeta10
20 Dhjetor 2022 - 12:45

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, ka shtrembëruar intervistën e kryeministrit Albin Kurti dhënë The Guardian.

Kurti ka thënë se është shumë i shqetësuar që procesi i largimit të barrikadave në Veri mund të shkaktojë fatkeqësi.

E këtë deklaratë Petkoviq e ka interpretuar si thirrje ”për vrasjen e serbëve“.

“Kur e dimë se për çfarë ishte përgatitur në periudhën e kaluar për të provokuar një përshkallëzim të situatës në terren, ne i marrim shumë seriozisht kërcënimet e tilla”, ka thënë Petkoviq.

Petkoviq ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë urgjentisht siç ka propaganduar ai “ndaj kërcënimeve të Kosovës”. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.