Kontaktoni

info@gazeta10.com

Zgjedhjet 2025

Petrit Hajdari: Fitorja e PDK-së jehon edhe në Tërstenik

Gazeta10
13 January 2025 - 23:01

Kandidati për deputet i PDK’së, Petrit Hajdari, ka publikuar fotografi të tubimit në Tëstenik.

Ai përmes profilit të tij në facebook ka thënë se mesazhi i fitores së Partisë Demokratike të Kosovës ka mbërritur në Tërstenik, ku përfaqësuesit e saj u pritën ngrohtësisht nga banorët e lagjes Gjoka.

Në një atmosferë optimizmi dhe vendosmëri, qytetarët u bashkuan për të mbështetur vizionin e PDK-së dhe liderëve të saj. Një falënderim i veçantë u adresua për Avni Gjokën, i cili u vlerësua për përkushtimin dhe punën e tij të palodhur në mbështetje të partisë.

“Kosova mundet më mirë!”, ishte mesazhi kryesor që jehoi nga Tërsteniku, duke rikonfirmuar entuziazmin për një fitore të madhe nën drejtimin e Bedri Hamzës dhe mbështetjen e vazhdueshme për PDK-në.”

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, Petrit Hajdari është kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke mbajtur numrin 51 në listën e kandidatëve ndërsa PDK-ja ka numrin 131 në fletëvotim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.