Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka qenë mysafiri i radhës i ftuar në emisionin ‘District’ në Kanal10.
Duke folur për Big Brother, Kllokoqi ka thënë se e ka përcejllur, duke shtuar se si shoqëri “kemi qejf m’u merr me punë të hallkut”.
Tutje Kllokoqi ka thënë se mentaliteti në Ballkan në përgjithësi është i tillë, që sipas tij, merren me jetën personale të personave të tjerë, raporton gazeta10.
“Po shiko na jena një shoqëri që kemi qejf mu merr me punë të hallkut edhe në përgjithësi me në jetën personale të njerëzve, sidomos për mentalitetin ballkanas është interesante, prandaj mendoj se nuk ka familje në Kosovë që nuk e përcjellin e që nuk interesohen, në këtë rast mund të themi edhe për ata që thonë se nuk e përcjellim edhe ata e përcjellin, por nuk dojnë me u shpalosë, prandaj edhe unë e kam përcjell, jo 24 orë, por ndonjë “prime” ndonjë lajm në portale”, ka thënë Kllokoqi. /Gazeta10/