
Mesfushori me tipare ofanzive, Phil Foden pritet të mbetet te Manchester City për një periudhë të gjatë.
Siç raportojnë mediat angleze, Foden pritet të zgjasë kontratën me kampionët e Anglisë me të përfunduar sezonin aktual.
Kontrata aktuale e futbollistit me Cityn skadon në vitin 2027, por kampionët e Evropës dëshirojnë t’i ofrojnë atij një kontratë të re afatgjate me kushte më të mira.
23-vjeçari ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Manchester Cityt, ndërsa është promovuar në ekipin e parë në vitin 2017.
Ai ka shënuar 18 gola dhe ka kontribuar me 10 asistime në 41 paraqitje këtë edicion në të gjitha kompeticionet.
Vlera e Foden në treg është rreth 110 milionë euro.
Mesfushori anglez është njëri nga lojtarët kyç të Cityt në rrugeëtimin e tyre për të mbrojtur titullin kampion në Angli dhe Evropë.
23-vjeçari ka debutuar me kombëtaren A të Anglisë në vitin 2020 dhe deri më tani ka zhvilluar 31 paraqitje me “Tre Luanët”, prej të cilave ka shënuar katër gola.