
Mbrojtësi francez, Pierre Kalulu, ka vazhduar bashkëpunimin me Milanin.
Kalulu ka nënshkruar kontratë të re më kampionin në fuqi të Italisë, deri në vitin 2027, shkruan Gazeta10.
22-vjeçari po kalon në formë mjaft të lartë me ekipin ‘Rossoner’ dhe është shndërruar në një nga shtyllat e repartit defanziv të këtij ekipi.
Francezi erdhi te Milani në vitin 2020 nga Olympique Lyon, për shumën e 1,2 milionë eurove.
Kalulu deri më tani me fanellën e Milanit ka zhvilluar 75 paraqitje në të gjitha garat, prej të cilave ka arritur të shënoj edhe dy gola. /Gazeta10/