
Komentatori politik, Fidan Rama në emisionin “Politiko” ka treguar se cilat janë pikat e dopta dhe të forta të Ramush Haradinajt, raporton Gazeta10.
Sipas tij, pika e fortë e Haradianjt është që ka dhënë kontribut të madh në aspektin e sovranitetit dhe sigurisë ndërsa pika e dobtë është sepse ai duhet ta ndryshojë qasjen brenda partisë së tij.
“Që nga dita e parë që ka hyrë në politikë e ka një pikë të fortë pamvarësisht votave dhe fuqisë politike që e ka pas është figurë i cili në vazhdimësi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për me arritë ruajtjen e sovranitetit dhe sigurisë në këtë vend, sot mbetet figura e cila ka ende çka ti ofrojë elektoratit në këtë aspect, ndërsa pika e tij e dopët është qasja të cilët duhet ta ndryshojë brenda partisë dhe të shtihet përtej Dukagjinit”, tha ai në Kanal10.