
Që nga qërshori i këtij viti banorët e Koshtovës dhe Cerajës kanë mbetur pa ujë të pijshëm.
Banorët e këtyre fshatrave për emisionin “Raport”, në Kanal10 kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me mungesën e ujit dhe kanë kërkuar intervenim të shpejtë.
Ata kanë treguar se tani qytetarët po marrin ujë të pijshëm nga Mitrovica kurse ujin për sanitari me vështirësi e sigurojnë nga disa puse që sipas tyre shumica kanë shterur.
Siç tregojnë edhe banorët mungesa e ujit të pijshëm në këto fshatra lidhet me mungesën e pompave për të cilat sipas tyre ende nuk e dijnë se kur do të funksionalizohen. /Gazeta10/