Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Pique dhe e dashura 23 vjeçare nuk fshihen më, publikohen fotot e reja

Gazeta10
24 August 2022 - 14:19

Gerard Pique është kthyer sërish në qendër të vëmendjes pasi konfirmoi lidhjen me Clara Chia-n, raporton Gazeta10.

Ata u panë në një koncert shumë të afërt me njëri-tjetrin. Por këtë fundjavë, ata kanë marrë pjesë së bashku në një dasmë, të rrethuar nga miqtë dhe familja e lojtarit. Revista Hola ka publikuar fotot e tyre.

Ndërkaq, pavarësisht raportimeve, thuhet se futbollisti mund ta ketë nisur lidhjen aktuale shumë më herët se 4 qershori, kur u njoftua ndarja nga Shakira.Këtë e konfirmon Vanitatis, i cili, duke cituar burime pranë lojtarit, pretendon se Pique “e kishte kthyer faqen shumë përpara ndarjes”.

Fillimisht u besua se të dy e njihnin njëri-tjetrin sepse Chia punon në Kosmos, kompaninë e futbollistit. Megjithatë, Vanitatis sapo ka zbuluar të vërtetën mbi këtë temë. “Clara ishte një kamariere në një nga klubet ku Pique shkoi për të festuar me Riqui Puig dhe shokët e tjerë të skuadrës.

Ishte një emocion i menjëhershëm”, tha një burim. “Në atë kohë, thashethemet për një ndarje me këngëtaren ishin të forta, ajo që nuk dinim ishte se lidhja ishte prishur tashmë dhe ata jetonin të ndarë”. Shoku i skuadrës së Barcelonës, Puig, duket se është pjesë e arsyes pse Pique dhe Chia përfunduan së bashku.

“Riqui, motra e tij Carlota dhe e dashura e tij, Gemma Iglesias janë të gjithë pjesë e grupit së Clara. Një nga arsyet që ata dolën në këtë vend ishte që Clara të ndihej më e shoqëruar”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.