Gazeta10

Pique në një lidhje të re pas ndarjes nga Shakira

Futbollisti i njohur botëror Pique, ka nisur një lidhje të re me një studente 23-vjeçare që punon në kompaninë e tij, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta10.


Gerard Pique thuhet se po takohet fshehurazi me një studente 23-vjeçare që studion marrëdhënie me publikun, dy muaj pasi u zbulua ndarja e tij me këngëtaren Shakira.


Në qershor u njoftua se artistja kolumbiane, 45 vjeçe, dhe futbollisti i Barcelonës, 35 vjeç, ishin ndarë pas 11 vitesh dhe këtë e njoftuan përmes një deklarate publike, shkruan DailyMail.


Por Gerard me sa duket tashmë është larguar nga partnerja i tij afatgjatë pasi tabloidi britanik The Sun raporton se ai ka krijuar një romancë të re me Clara Chia Marti, të cilën ai thuhet se e ka takuar ndërsa ajo ishte duke punuar në kompaninë e tij të prodhimit “Kosmos”.


Ndërsa ndarja e tij nga Shakira u zbulua vetëm në qershor, tabloidi britanik raporton se Gerard dhe Clara e cila është 12 vjet më e re, janë takuar me njëri-tjetrin ‘për muaj të tërë’, sipas një burimi.


“Ata kanë heshtur për marrëdhënien e tyre, por të gjithë ata rreth tyre e dinë se çfarë po ndodh”.


Burimi shtoi: “Njerëzit i kanë ndihmuar ata ta mbajnë në heshtje romancën dhe kanë fshirë llogaritë e rrjeteve sociale të Claras në mënyrë që njerëzit të mos mund të gjejnë fotografitë e saj”.


Rikujtojmë se Shakira dhe Pique u shfaqën si çift publikisht në vitin 2011./Gazeta10/

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë