
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës dhe marrëdhenieve trajner – kryesi.
Të ftuar në studio janë: analisti jonë i përhershëm, Bekim Isufi, të cilit i bashkohen edhe Tahir Lushtaku, Lavdim Pireva, Xhengiz Rexhepi, Sami Boroci, Blendi Memaj dhe në lidhje direkte Feti Murseli.
Gjatë diskutimit në studio foli edhe Lavdim Pireva.
“Dy klubet e qytetit, Drita e Gjilani janë dy klubet më të organizuara në Kosovë, pavarësisht faktit se Gjilani nisi sezonin keq, është rikthyer mirë” – tha ai.
Tutje, Pireva potencoi problemin kryesor që ka humbur hijshinë e derbit të Anamoravës.
“Stadiumi dhe gjendja e tij është fajtori kryesor se pse ky derbi nuk e ka ‘zhurmën’ që e kishte dikur. Në aspektin e lojës, mendoj se ishte një ndeshje e luftuar, Gjilani luajti shumë mirë.” – shtoi Pireva.
Pireva komentoi edhe ndryshimet te klubi i Dritës.
“Me Zekirija Ramadanin, Drita është ekip më i bashkuar, problemi dukej se ishte te trajneri, pasi lojtarët me Akis Vavalis nuk e dhanë më të mirën. Me këtë fitore, dhe potencialisht me atë ndaj Ballkanit, gara për titull do të hapej dhe në pranverë do të bëhej me interesant gara për më të mirin në Kosovë” – përfundoi ai.