
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, me anë të një postimi në Facebook, ka njoftuar se kanë hasur në një pishinë në Graçanicë ku punonjësit e mirëmbajtjes e kanë mbushur atë me ujë të pijshëm.
Sipas njoftimit nga KRU ‘’Prishtina’’, ata do të vazhdojnë me inspektime të tilla edhe në pishina të tjera, duke njoftuar se keqpërdoruesit do të ndëshkohen.
“Punonjësit e mirëmbajtjes në Graçanicë kanë hasë në një pishinë publike duke e mbushë me ujë të pijshëm. E neveritshme dhe më shumë se shqetësuese. Do të inspektohen të gjitha pishinat, bashkërisht me laborator, duke bërë matjen e sasisë së klorit. Ndëshkim maksimal”, ka njoftuar kompania.