Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

‘’Pjesëmarrje e ulët në tubime” – Uglanini: Serbët të lodhur nga kriminelët që e kontrollojnë veriun

Gazeta10
13 June 2023 - 18:08

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanini ka thënë se pavarësisht trazirave që sot gjatë ditës pati në veri të Kosovës, ky institucion ka vazhduar punën si në një ditë të zakonshme.

Uglanini ka thënë se komuniteti serbë janë të lodhur nga bandat kriminale që po udhëheqin veriun tash e sa vite.

‘’Sigurisht që është shqetësuese tek popullata shumicës serbe ndoshta edhe inkurajuese sepse edhe ata janë lodh nga këto banda të kriminalizuara edhe nga strukturat që po udhëheqin pjesën veriore. Më herët kanë qenë masovikisht në tubime, kurse tash s’po shihet në mënyrë masive pjesëmarrja. Na po presim që serbët do të marrin për sipër uljen e tensioneve dhe mënyrë të bashkëjetesës në krejt komunitetet në pjesën veriore, do të dalin njerëzit demokratike në udhëheqje të komunës. Besoj që serbët kur të vjen koha do marrin detyrat për të udhëhequr.’’, ka thënë ai në ‘’INFO10”.

Tutje, zyrtari i Mitrovicës ka thënë se ata kanë një diversitet në këtë komunë dhe se kanë dyer të hapura për çdo komunitet.

‘’Ka shumë kërkesa të qytetarëve. Ne e kemi nënkryetarin nga komuniteti serb dhe drejtoritë do të vien nga komuniteti serb, që është inkurajuese për veriun. Ne i kemi dyert qel për krejt komunitetet, jo vetëm për atë serbë.’’, tha ai.

Uglanini ka treguar se janë në bisedime të vazhdueshme me qytetarët serbë dhe sipas tij ata janë të zhgënjyer nga udhëheqja e Listës Serbe.

‘’Ne jemi në bisedime, jo politike, po me qytetarë të thjesht që janë të zhgënjyer me metodat e udhëheqjen e Listës Serbe e cila i ka udhëheq dhe ka pasur veprime politike jo në favor të serbëve por interesave vetanake.’’, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.