
Nënkryetari i Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës Erxhan Galushi në spektaklin veror “POLITIKOFF” në Kanal 10 me gazetarin Kushtrim Sadiku ka thënë se të gjithë pjestarët e komunitetit rom po ikin nga Kosova në kërkim të një jetë më të mirë.
“Sfida kryesore është punësimi edhe pse ne po ju tregojm të tjereve që na i kemi arritur nivelet e duhura për të marr një përgjithsi vetëm që të na afrohet mundësia.Dhe une po mendoj që një numër i madhë të cilët e kan lëshuar Kosovën për një jetë më të mirë janë pjestarët e komunitetit rom, pse po e thom këtë sepse duke e marr parasysh ata të cilët banojnë edhe numërin që kanë ik është më i madh edhe deri sa të rritet numëri i mundësimit të punësimit po besoj që mujn mi bind edhe mi kthy”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu për fund ka thënë se komunitetit të tij i uron së pari shëndet, dhe pastaj verën ta kalojnë sa më mirë.