
Një plaçkitje e rëndë ka ndodhur sot në Suharekë, ku cak ka qenë një argjentari në qytetin e kësaj komune.
në një lidhje direkte në Kanal10, togeri i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka dhënë detajet e fundit në liodhje me rastin.
Ai e ka konfirmuar plagosjen e një zyrtari policor gjatë aksionit, duke bërë të ditur se gjatë plaçkitjes ishin përfshirë katër përsona.
Sipas tij polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.
Në pamjet e siguara nga portali lokal “Theranda post” shihet momenti kur hajnat ballafaqohen me policinë e Kosovës.
Gazeta10 do t’iu mbajë të informuar në lidhje me këtë rast. /Gazeta10/