Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Plagoset një person në Fushë Kosovë, i dyshuari në arrati

Gazeta10
06 April 2024 - 21:52

Është plagosur me armë zjarri një person sot në Fushë Kosovë. Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. Ajo tha se rasti ka ndodhur në rrugën “Bedri Pejani”.

“Sot rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën  “Bedri Pejani” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarje”, tha Ahmeti.

Më tutje, Ahmeti konfirmoi se lidhur me rastin është identifikuar një person i dyshuar.

“Në këtë rast, nga arma e zjarrit lëndime trupore ka pësuar një person dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar i cili është identifikuar si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë tutje ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.