
Një person është plagosur me armë zjarri në orët e para të se enjten në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësore, ndërkohë bëhet me dije personi i dyshuar është identifikuar dhe ndodhet në arrati.
E lidhur me këtë rast nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje.
“Sot rreth orës 00:15 kemi marrë informatën se në një lokal në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, një person është plagosur nga arma e zjarrit”, ka thënë ajo.
Më tutje Ahmeti ka bërë të ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia është duke punuar për arrestimin e personit të dyshuar i cili është identifikuar dhe aktualisht ndodhet në arrati”, shtoj ajo.